Koronavirusi COVID-19 ka bërë që çmimi i naftës të bjerë në botë, por jo në Shqipëri. Shqipëri sërish kryeson listën e shteteve të Ballkanit për naftën më të shtrenjtë.
Megjithëse në tregun ndërkombëtar çmimet janë në rënie, në Shqipëri vijojnë të rriten.
Shqipëria është prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkanin Perëndimor dhe ka rezerva gjigante që vetëm në zonën e Shpiragut llogaritet të shkojnë 500 deri në 800 milion fuçi.
Në Tiranë, por edhe në të gjithë vendin çmimi i naftës eshte rritur me gati 10%
Nje vit me pare me nisjen e pandemise kur ne te gjithe boten u vendos karantina dhe ndalimi i levizjes se automjeteve cmimi i naftes ra ne gati 50% . 1 liter nafte sot ne treg ne Shqiperi eshte shitur nga 148-155 lek per liter