Rriten sërish çmimet e karburanteve

Rriten sërish çmimet e karburanteve

482
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme për të vendosur çmimet e reja për karburantet. Në vendimin e marrë vihet re një rritje e vazhdueshme për naftën dhe benzinën.

Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme deri në mbledhjen e ardhshme: 

një litër naftë do të shitet 248 lekë
një litër benzinë, 244 lekë
një litër gaz, 90 lekë.

Njoftimi i Plotë:

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: 

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

S'KA KOMENTE