Rriten ndjeshëm aksidentet, marsi me shifra të frikshme

Rriten ndjeshëm aksidentet, marsi me shifra të frikshme

155
SHPËRNDAJE

14 persona vdiqën në aksidente rrugore në muajnin shkurt, në një rritje të ndjeshme në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar. Ndërsa edhe muaji mars rezultoi fatal në 3 javët e para të tij, duke lënë 8 viktima në rrugët e vendit. Viktima e fundit u shënua të dielën në Patos ku humbi jetën një efektiv i policisë.Agron Saba efektiv i policisë në Patos humbi jetën mbëmjen e së dielës në një aksident rrugor. rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier mjeti tip ‘Opel’ që ai drejtonte i ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një ‘Benz’, i cili drejtohej nga një 27 vjeçar.

S'KA KOMENTE