Rriten frekuentuesit e plazheve ne Seman e Darzeze

Rriten frekuentuesit e plazheve ne Seman e Darzeze

318
SHPËRNDAJE
Plazhet e Semanit dhe Darzezes ne Fier jane plazhet qe ne vitet e fundit kane rritur ndjeshem frekuentuesit . Me infrastrukturen e re rrugore ne drejtim te dy plazheve rritja e frekuentimit te plazheve ne fjale i kalon krahasimeve me 3-4  vitet e meparshme kur mungonte infrastruktura.
Frekuentimi i plazheve te Semanit dhe Darzeses vjen jo vetem per shkak te vlerave kurative qe ka bregdeti ranor por edhe pasi eshte nje plazh me pak shpenzime se plazhet e jugut.
Zona bregdetare e Fierit nuk ka hotele dhe shtëpi pushimi por ne Darzeze banoret kane nisur te investojne ne banesat e tyre per te akomoduar pushuesit .Jehona e plazhit te Darzezes ka kaluar edhe kufijt tane . Zona ne fjale ka qene e frekuentuar edhe nga turist Italiane Franceze dhe Gjermane .Me autoparkimet e tyre turistet kane frekuentuar jo vetem bregdetin e Darzezes por kane vizituar edhe vendet arkeologjike ne Apoloni
Ndryshe nga Darzeza ,ne Seman eshte zhvilluar biznesi i lokaleve dhe bareve sezonal duke dhene mundesi punesimi qindra fsmiljeve por edhe duke i ofruar pushuesve sherbimet e kerkuara.
Perpos vlerave te ketyre plazheve pushuesit ngrene  probleme  dhe vecanerish per SEMANIN. Sipas pushuesve mungesa e dizifektimit  te ambjentit ne plazhe ka rritur se tepermi pranine e mushkonjave .
Nje tjeter problme per pushuesit eshte mungesa e rojeve bregdetare  per ruajtjen e pushuesve ose si quhen ndryshe kullat e vrojtimit  per tw cilat pronaret e lokaleve dhe restoranteve kane nisur te investojne vete

S'KA KOMENTE