Rriten der ne 150% pagat për punonjësit e policisë dhe të burgjeve

Rriten der ne 150% pagat për punonjësit e policisë dhe të burgjeve

345
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se projekt buxheti i vitit 2022, i miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit.

Së pari, sipas ministrit Çuçi, buxheti i vitit të ardhshëm parashikon rritjen e pagave deri në 150% për të gjithë ata punonjës, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit.

“Pr.buxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. I pari ka të bëjë me rritjen e pagave të atyre punonjësve, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat e atyre punonjësve. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit. “Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ministri Manja.

S'KA KOMENTE