Rriten borxhet e prapambetura te qeverise shqiptare, 159 mln euro vetem ne...

Rriten borxhet e prapambetura te qeverise shqiptare, 159 mln euro vetem ne muajin shtator

37
SHPËRNDAJE

Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se në muajin shtator detyrimet e prapambetura u rriten duke kapur nivelin e 19.5 mld lekëve ose 159 mln euro nga 16,5 mln euro që ishin gjatë muajit gusht.

Krijimi i detyrimeve të prapambetura ka qenë një shqetësim i ngritur prej kohësh edhe nga institucionet ndërkombëtare financiare të cilat i kanë kërkuar qeverisë që të kryejë në kohë pagesat.

Por statistikat tregojnë se vetëm për një muaj ka një përkeqësim të ndjeshëm të detyrimeve. Peshën kryesore në këtë borxh e mbajnë detyrimet e prapambetura nga punimet e kryera në infrastrukturë të cilat kanë arritur në 10.3 mld lekë nga 7.2 mld lekë që ishin në muajin gusht.

Nëse shohim zërat e tjerë të detyrimeve konstatojmë se borxhet për mallra e shërbime  janë pothuajse të pandryshuara me një muaj më parë në vlerën 9,2 miliardë lekë. Shqetësime për nivelin e detyrimeve të prapambetura ka ngritur edhe KLSH.

Në një analizë të realizuar në buxhetin e viti të kaluar KLSH thekson se faturat janë më të larta se ato që raportohen. Në gjendje të rëndë financiare janë edhe njësitë vendore në vend ku borxhi total rezulton 6.6 mld lekë.

Edhe këtu treguesit nxjerrin në pah se këto borxhe janë krijuar kryesisht si pasojë e mospagesës së investimeve të ndryshme që janë realizuar e sidomos nga largimet e padrejta nga puna.

S'KA KOMENTE