Rrëzohet kërkesa per liri per dy ish-deputetët socialistë

Rrëzohet kërkesa per liri per dy ish-deputetët socialistë

85
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për të liruar nga “arresti shtepiak” dy ish-deputetet Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

Dy ish deputete u arrestuan gjatë operacionit “Vol vo 4” në tetor të vitit 2018. Ndoka i dyshuar për disa vepra penale mes te cilave “tjetersim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndersa Cuko per “korrupsion”.

Kujtojme së Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash Shëngjin, ndërsa ish deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko si i përfshirë me pjesëtarët e grupit të Shijakut.

Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

S'KA KOMENTE