Rrefimi i vellait te 28 vjecares se vrare ne Fier: “Ma vrau...

Rrefimi i vellait te 28 vjecares se vrare ne Fier: “Ma vrau motren duke ngrene buke”

7345
SHPËRNDAJE

Ngjarja e mbrëmjes së sotme në Fier ka detaje të rënda që shqetësojnë opinionin publik.Elton Metaj (Bengasi) 31 vjeç, banor në fshatin Zhupan të Fierit, akuzohet se vrau në shtëpinë e vjehrrit me armë zjarri kallashnikov, ish-gruan e tij Sabina Benga 28 vjeçe, nënë e fëmijës së tyre dy vjeç.I dyshuari u zhduk në drejtim të paditur dhe policia thotë se nuk ka rënë deri tani në gjurmët e tij.

Në vendngjarje, Armando, vëllai i Sabinës, tregoi mesnatën duke hyrë e shtuna se Eltoni ishte në burg për atë që ndodhi më 22 shtator 2020, kur sërish te shtëpia e vjehrrit, u fut me kallashnikov dhe hapi zjarr ndaj forcave speciale.

Atëherë ai u dorëzua vetëm pas pesë orësh negociata pasi gjithë kohës kërcënonte se do të vriste veten.

Sonte, ndodhi tjetër gjë. Eltoni shkoi me armë në dorë sërish te shtëpia e vjehrrit, dy muaj pasi kishte dalë nga burgu dhe vrau ish të shoqen.

Vëllai i të ndjerës rrëfen çastet fatale: “Mamaja dëgjoi derën… Motrën e vrau kur ajo po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri.

Mua më tha nusja për ngjarjen. Madje ai, më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë.

Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë”, tha vëllai i të ndjerës që la një bebe jetime. /noa.al

Njoftimi i Policisë në ngjarjen e 20 shtatorit 2020

Arrestohet në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” shtetasi Elton Meta, i cili mbrëmjen e djeshme me një armë zjarri kërcënonte se do të vriste veten. Shërbimet e DVP Fier, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, një shtetas po tentonte të vriste veten me armë zjarri, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të autorit ndërhyrja e shërbimeve të policisë vendore ishte me rrisk për jetën e tyre por edhe të autorit pasi kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes shkuan forcat speciale Renea dhe grupi negociator, si dhe u ngrit grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori.

Ndërkohë u morën masa sigurie për banorët përrreth duke vendosur perimetër sigurie dhe pas afro 5 orë negociatash mes Reneas dhe 31-vjeçarit, u bë e mundur që ky shtetas të bindej për të mos kryer vetvrajse dhe t’i dorëzohej shërbimeve të Policisë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në Peshtan, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

31-vjeçari, për motive të dobëta kishte shkuar në fshatin Zhupan, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe ka kanosur me një armë zjarri personat që ndodheshin në banesë. Më pas ka dalë në portën e oborrit të banesës dhe kërcënonte se do vriste veten me armën që dispononte. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE