Rrefimi i 37 vjecarit nga Mallakastra qe vrau babane,si nisi debati

Rrefimi i 37 vjecarit nga Mallakastra qe vrau babane,si nisi debati

1465
SHPËRNDAJE

Neser ne Gjykaten e Fierit ,merret masa e arrestit per 37 vjecarin Mariglen Muhametaj qe vrau babane ne Mallakaster .

Nderkohe të tjera detaje dalin në drita nga krimi i ndodhur në Greshicë të Mallakastrës.

Burime kanë bërë me dije se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, 37 Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një grindje babe e bir . 73 vjecari Qemal Muhametaj i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrinte se nuk kishte me çfarë ta ushqente . Grindja ka mdodhur nr korridorin e shtëpisë.

Në grindje e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend. 37 vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj  ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.

S'KA KOMENTE