Rrëfehet prostituta në Fier: Pronarin e lokalit s’e ngacmojnë se ka vajzën...

Rrëfehet prostituta në Fier: Pronarin e lokalit s’e ngacmojnë se ka vajzën e dhëndrin në Polici

22695
SHPËRNDAJE

Emisioni “Stop” ka denoncuar këtë të martë një rast prostitucioni në Fier. Një prej të infiltruarve të “Stop” mundi të siguronte një takim me një prej prostitutave në një lokal që ndodhet në Fier.

Gjatë një takimi për marrëdhënie seksuale, njëra nga “të punësuarat” e Lushit i tregon klientit, sesi funksionon rrjeti i tyre.

Ajo thotë, se kur të plaket Lushi, do të mbyllë lokalin, e vajzat do ngelen rrugëve. Në fund të bisedës së nxehtë me diskutime për seksin, ajo tregon, se Lushi ka vajzën dhe dhëndrin në polici, ndaj nuk e prek njeri.

Prostituta: Gocat?

Qytetari: Gocat, eh…

Prostituta: Ka plot, *****, këto (Që punojnë me Lushin) . Po me 10 mijë lekë aman, 10 mijë, ça do bësh me dhjetë mijë? Ja, më thuaj! Po aq e vendosin çmimin këto, se janë budallaçka, se femra, që ia di vlerën vetes, nuk e vë 10 mijë çmimin, sado të jetë, si të jetë!

Qytetari: Sa vite ke me Lushin?

Prostituta: Kam 1 vit.

Qytetari: Një vit ke, që e njeh?

Prostituta: Mos më shumë, dy vjet, që vjet.

Qytetari: Si u prezantove me Lushin, më qafsh? Të solli ai çuni, po pastaj?

Prostituta: Shiko! Kam pas një çun, një burrë më saktë. E kam pas mikun tim edhe më tha “pse të rrish në shpi,- më tha mua,- mos të kesh kokërr leku në xhep, se je gocë e re, më tha mua, ti për të punuar s’punon dot, më tha mua”, se e di mendjen time ai.

Qytetari: Hë, hë…

Prostituta: Unë ngrihem vonë, nuk hë.., nuk ja kam rregulla, se nuk kam rregulla faktike e më tha mua “rri këtu te lokali, puno këtu, rri, nanji pije, bëj ça të duash, më tha mua, shikoje vetë mashkullin, shqyrtoje vetë, tha ai, që të pëlqen ik ai,- që s’të pëlqen, mos ik”. Edhe i tha Lushit kështu-kështu. Mirë tha Lushi, “ta provojë njëherë, tha, po punoi dot, le të rrijë, tha, mund të rrijë tha. Punë e madhe, tha, të rrijë mbasdite me mua! Mos shiko, se ajo edhe sa vite mund të punojë? Edhe mund të punojë nja dy-tre vjet, se do sëmuret, është pleqëri, do mbyllet lokali. Femrat do bredhin rrugëve, pastaj. 

Qytetari: Po atë, atë policen, më duket, se e kishte të njofur, se diçka e kishte ajo atë?

Prostituta: Kë? Policen bjonde? Po e ka çupë, ore…

Qytetari: Hë, e ka çupë ajo?

Prostituta: Atë e ka çupë, ajo.

Qytetari: Oh, sa u tremba unë, kur erdhi ajo. Thashë, na q*u nënën.

Prostituta: Jo e ka çupë, e ka çupë. e ka çupë. E ka pjellë vetë atë. Ta dish ti, që Lushi i ka të tërë njerëzit në polici. Çupën, dhëndrin e shumë e shumë njerëz mbrapa dhe Lushi, jo se s’ka frikë, po tani është një gjë normale kjo e q*** e kupton? Ajo po bëhet në tërë botën. Të tërë meshkujt duan të venë me femra. Pse të venë fshehurazi nëpër kasolle ata? Pse mos të venë si njerëz? Kështu e lejueshme, s’është ajo, po … Edhe unë kam frikë për vete, të vete në lokale, të bëj pazare në lokal. Kam frikë, se nesër-pasnesër, thonë për emrin tim. Filanka bën kështu. Nuk.., hë e bëjmë shumë gabim atë ne, që bëjmë, që themi, sa e ke? Hajde ikim? Shumë gabim për mendimin tim.

Qytetari: Po mirë, më.

Prostituta: Se po hetoi policia për shembull, ja imagjinoje ti, ça problem bëhet!

Qytetari: Po jo më, se s’vjen njeri aty te Lushi. Po i ka…

Prostituta: I ka, i ka, eh.., I ka në polici njerëzit.

Qytetari: As e rruan fare..

Prostituta: Eh, bëjnë një sy qorr për Lushin, se thonë hajde…

Qytetari: Të hajë noi copë bukë, thonë.

Prostituta: Eh, po fiks. Vetëm sherr të mos bëhet, që të bërtasin, të bëjnë kshu… Në verë rrinin goxha aty.

Qytetari: E në verë kshu…

Prostituta: Pa brekë, pa brekë fare ishin, haahh…

Qytetari: Të hapura më , reklamë, o reklamë.

Prostituta: Po njëra, që nxirrte trupin nxirrte pxxxxx kshu.., ajo ishte gallatë fare.

Qytetari: E nxirrte për njerëzit?

Prostituta: Do ikim?

Qytetari: Ik ti zemra! Ik para, që mos të dalim njësoj ne!

Prostituta: Mirë pastaj, hajd!

Qytetari: Ia kalofsh mirë!

Prostituta: Ika, mirupafshim/ Tv Klan

S'KA KOMENTE