Roskovec/ Mesuesja hedh ne gjyq drejtorin e shkolles, ai i mban pagen!

Roskovec/ Mesuesja hedh ne gjyq drejtorin e shkolles, ai i mban pagen!

5325
SHPËRNDAJE

Jemi ndalur në Rroskovec për një problem të mësueses Valbona Cjapi. Ajo ka hedhur në gjyq drejtorin e shkollës, ku punon, pasi është ndjerë e fyer në një mbledhje me mësuesit. Për shkak të pjesëmarrjes në seancat gjyqësore, ka njoftuar drejtorin, por nëndrejtoresha e njofton, se i janë mbajtur ditët e punës nga paga, për cdo herë, që kishte qenë në seancë. Në ZVA Rroskovec i kanë thënë, se ato ditë quhen të paarsyetuara, pasi nuk ka marrë leje, apo të ketë paraqitur raport mjekësor. Nga ana tjetër, në ditën e fundit të shkollës Valbona ka marrë vlerësimin nga drejtori i shkollës, dhe në hapësirën e mungesave pa arsye, nuk ka asnjë të tillë.I pyetur nga gazetarja e Stop, nëse ai ka mbajtur pagën edhe vetes, drejtori i shkollës, thotë, se ai ka munguar vetëm 20 minuta, për të cilat ka marrë leje në ZVA.Në zyrën arsimore nuk japin asnjë shpjegim për këtë shkelje flagrante.

S'KA KOMENTE