Roskovec-4 vellezer kthehen nga emigrimi dhe investojne ne mbjelljen e 4,2 ha...

Roskovec-4 vellezer kthehen nga emigrimi dhe investojne ne mbjelljen e 4,2 ha me bajame

2519
SHPËRNDAJE


Pas emigrimit per mbi 20 vjet ne Greqi 4 vellezer Bilbili, Demir,Agroni dhe Durim Gega, kane lene edhe qytetin duke investuar ne mbjelljen e 42 dynym me bajame apo rreth 1000 peme te kesaj kulture ne vendlindjen e tyre ne Kurjan.

Durimi dhe Agroni tregojne se pas nje periudhe emigrimi vendosen se bashku te investojne ne kultivimin e pemes se bajames .

Vendimi per te mbjelle nje siperfaqe prej 4,2 ha nuk ishte i thjeshte por duke pare se ky frut importohej nga Greqia dhe kerkesat jane te shumta te tregut vendas ,vendosem qe te merrnim fidanet ne Greqi dhe te kemi sot kete siperfaqe me 1000 peme bajame.

Si cdo fillim ka qen i veshtire por megjithate sot jeni te kenaqur ne prodhimin dhe shitjen ne treg. Vitin qe kaloi qe ishte edhe prodhimi i pare morem rreth 20 kuintal bajame nderkohe qe kete vit pritet nje dyfishim i prodhimit.

Ndihma nga shteti ka qene subvensioni ne karburant nderkohe kemi aplikuar edhe per kete vit. Problemi qe po perballemi eshte ujitja.
Per shkak te relievit kodrinor ne plantacionin me bajame deri tani kemi marr ujin me veshtiresi. Kemi hapur nje pus por kerkojme shtrimin e linjes se energjise elktrike qe te instalojme pompat.

Por vellezerit qe kane bashkuar kapitalet ne kultivimin e bajames i jane kushtuar edhe kulturave te tjera ,duke mbjelle rreth 6 ha siperfaqe me grure si dhe mbjelljen ne 2 ha me frutin e sheges

S'KA KOMENTE