Ritme të shpejta pune për ndërtimin e Spitalit Memorial Fier

Ritme të shpejta pune për ndërtimin e Spitalit Memorial Fier

710
SHPËRNDAJE

Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e tij në një afat kohor prej 3 muajsh. 
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga dita e 49-të e punimeve në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit.
Spitali i Fierit po ndërtohet në afërsi të autostradës, me një sipërfaqe prej 50 000 metrash katrorë, 13 000 metra katrorë prej të cilave strukturë spitalore dhe me një kosto prej 70 milionë euro.
Dita ditës spitali po merr gjithnjë e më shumë formë dhe do të jetë një shembull i sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë dhe dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.
Për ndërtimin e spitalit po punohet natë e ditë, me tre turne, i cili sipas premtimit të qeverisë turke, do të përfundojë brenda 3 muajsh.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F334641757984187%2F&show_text=false&width=560

S'KA KOMENTE