Rinis sot një tjetër seancë maratonë e Komisionit për inceneratorët,ja politikanët që...

Rinis sot një tjetër seancë maratonë e Komisionit për inceneratorët,ja politikanët që do deshmojne

26
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë maratonë, për më shumë se 13 orë. Mbledhja e Komisionit Hetimor nisi rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës, ku për më shumë se 13 orë dëshmuan mbi aferën e inceneratorëve zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare.

Mbledhja u shoqërua me debate e tensione të forta, ku u paraqitën për të dëshmuar kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, edhe ditën e sotme pritet një tjetër seancë maratonë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ku për të dëshmuar pritet të paraqitet Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

S'KA KOMENTE