Rihapja e “Gërdecit”, SPAK therret kallezuesit e Fatmir Mediut

Rihapja e “Gërdecit”, SPAK therret kallezuesit e Fatmir Mediut

19
SHPËRNDAJE

Kanë mbërritur në SPAK kallëzuesit e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira dhe Feruzan Durda, të cilët humbën djalin 7 vjeçar nga tragjedia e Gërdecit. Gazetari Ermal Vija raporton se ata u paraqitën në strukturën e posaçme në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija.

SPAK e akuzon ish ministrin e mbrojtjes për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e rëndë që iu mori jetën disa personave ndërsa vetë ai është shprehur se nuk ka asnjë provë të re. Siç u shpreh ai dje në një deklaratë që dha për mediat, akuzat janë të njëjta me ato të vitit 2009.

Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë. Shpërdorimi i detyrës. Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmos ka 15 vjet. Motivimi politik është në akuzën e bërë. Nuk është urdhri i ministrit që ka bërë problem.

Çdo letër që unë kam nxjerr ka qenë me referenca ushtarake dhe civile. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare”, tha Mediu.

Ish-ministri i i Mbrojtjes akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal

S'KA KOMENTE