Reshjet me intesitet te larte bllokojne aksin Fier-Ballsh.

Reshjet me intesitet te larte bllokojne aksin Fier-Ballsh.

722
SHPËRNDAJE

Kanë mjaftuar 30 minuta reshje shiu që të bllokohet aksi kombëtar Fier-Ballsh. Kaq ka mjaftuar që të devijohet qarkullimi pasi uji arrin ne nje nivel te larte në këtë aks . Niveli i ujit shkon ne 50 cm ku edhe kalimi i kamioneve eshte vështirë.

Ndërkohë, e njëjta situatë  problematike me permbytjet paraqitet edhe në zonën e Zharrës të Bashkisë së Patosit . Nga informacionet e para mesohet se jame mbi 15 ha toke bujqesore dhe sera te përmbytura. Po ne kete zone eshte permbytur nje pulari me mbi 10 mijë krerë pula. Po sipas ketyre burimeve dëmet janë shumë të mëdha dhe e gjithë sipërfaqja është nën ujë.

Bashkia e Patosit ka ngritur Grupin e Emergjencave Civile për të marrë masat për përballimin e situatës së krijuar.

S'KA KOMENTE