Reshjet e shiut,rriten prurjet ne lumin Vjose

Reshjet e shiut,rriten prurjet ne lumin Vjose

880
SHPËRNDAJE

Ky është lumi i Vjosës pranë Novoselës në Vlorë, saktësisht në urën e Mifolit.

Siç mund të shihet në pamjen ne foto , niveli i tij është rritur por pa dal nga shtrati Deri tani niveli ne Uren e Mifolit shkon ne 5,5 m . Intensiteti i reshjeve ka rene ne mesdite dhe sipas parashikimeve te deritanishme nuk ka rrezik per daljen nga shtrati te Vjoses dhe permbytje.

Ndërkaq, në Memaliaj, prurjet kane qene të theksuara gjate paradites duke shkuar ne 6 m.

Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Seman dhe Shkumbin.

Lumi Vjosa, në vitet e fundit ka shkaktuar disa herë dëme në shtëpitë dhe tokat bujqësore të banorëve të zonës së fierit dhe Vlorës, për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe daljes nga shtrati

Nderkohe midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve.


Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.

Në lagjen “Granicë” të qytetit të Gjirokastrës përroi i “Çullos” ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.

Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati.

Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati.

Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, po punohet nga firmat kontraktore.

Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.

Në aksin rrugor nacional Burrel – Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.

Forcat e Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, mbeten në gatishmëri në çdo rast nevoje.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë.

S'KA KOMENTE