Renie drastike per Euron dhe Dollarin amerikan

Renie drastike per Euron dhe Dollarin amerikan

234
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka regjistruar sot sikurse edhe valutat e tjera kryesore një rënie të fortë nga një ditë më parë duke vijuar një kurbë rënëse edhe sot teksa është blerë me 110 lekë dhe është shitur me 101.2 lekë.

Monedha europiane gjithashtu ka shënuar një zbritje drastike nga një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 107.3 klekë dhe është shitur me 108.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar një zbritje të konsiderueshme të kuotës këtë të martë pasi në raport me ditën e hënë është blerë sot me 110 lekë dhe është shitur me 111.1 lekë duke pasur edhe një zhvlerësim të fortë.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur sot një rënie të fortë të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 124 lekë dhe duke u shitur me 125.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

S'KA KOMENTE