Rëndohet bilanci i tragjedisë nga termeti në Turqi e Siri, mbi 7...

Rëndohet bilanci i tragjedisë nga termeti në Turqi e Siri, mbi 7 200 të vdekur e 35 000 të plagosur

188
SHPËRNDAJE

Të paktën 7,266 persona kanë vdekur për shkak të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë ndërsa numri i viktimave në Turqi vazhdon të rritet. 35,626 të tjerë janë plagosur pasi një nga tërmetet më të fortë goditi dje Turqinë dhe Sirinë, ndërsa 5,775 ndërtesa janë shembur.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në një konferencë për shtyp të martën se numri i të vdekurve në Turqi tani është 5,434.

Aptopix Turkey Syria Earthquake

Organizata vullnetare e Sirisë, Helmetat e Bardha, të njohura gjithashtu si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka përditësuar numrin e të vdekurve në Sirinë veriperëndimore në 1020 në zonat e kontrolluara nga opozita. Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 812 persona kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Sirisë në të paktën 1,832.

35,626 persona janë plagosur në të dy vendet, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale, 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Lëkundjet kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe në Hatay, Gaziantep, Adana, Malatya, Osmaniye, Dijarbakır dhe Şanliurfa.

Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë goditi rreth 32 kilometra (20 milje) në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor. Një tjetër tronditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor, ndërsa rreth orës 13:25 dje Turqia u godit sërish nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5.

Tërmeti goditi para agimit të së hënës, kur banorët me siguri ishin në gjumë dhe të papërgatitur për ndikimin.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë AFAD tha në përditësimin e tij të fundit se mbi 24,400 personel emergjence po ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.
Ndërkohë kërkimet-shpëtimet vijojnë dhe në Siri, ku nevojat janë edhe më të mëdha për shkak të mungesës së infrastrukturës. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga forcat anti-qeveritare në mes të një lufte të përgjakshme civile që filloi në 2011. Ndihma ndërkombëtare po dërgohet në rajonin e prekur nga OKB, BE, NATO dhe qeveritë e SHBA, MB, Kinë, Rusi, Indi, Japoni, Irak, Iran, Australia, Zelanda e Re, Greqia dhe Pakistani.

S'KA KOMENTE