Renditej i katërti në listën e Fierit, Ilirjan Celibashi heq emrin e...

Renditej i katërti në listën e Fierit, Ilirjan Celibashi heq emrin e Bashkim Finos

2058
SHPËRNDAJE

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka hequr emrin e Bashkim Finos nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Fierit.

Vendi i katërt në listën e Fierit do të mbetet bosh, për shkak se Kodi i ri Zgjedhor nuk lejon ndryshimin e listave, pas miratimit të tyre nga KQZ.

Lista nuk do të ketë asnjë ndryshim, përveç faktit që votuesit e Fierit nuk do të mund të zgjedhin dot numrin 4, që socialistët ia kishin besuar Finos, i cili vdiq si pasojë e infektimit me Covid 19.

Ai u përcoll për në banesën e fundit të hënën, pas homazheve që u mbajtën në nderim të tij në Pallatin e Kongreseve.

Bashkim Fino kishte mbajtur disa pozicione të rëndësishme politike, por momenti më kulmor në karrierën e tij ishte zgjedhja në postin e kryeministrit në qeverinë e ‘Pajtimit kombëtar’. Fino u propozua në këtë detyrë nga socialistët, dhe ishte emri i vetëm për të cilin ra dakord dhe presidenti i kohës (1997), Sali Berisha, ndërsa detyra kryesore e tij ishte organizimi i zgjedhjeve, që u mbajtën vetëm disa muaj më vonë.

Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ndërsa prej disa vitesh ishte duke u përballur dhe me sëmundjen e leuçemisë, e cila rëndoi gjendjen e tij, edhe gjatë infektimit me Covid.

Fieri ka 16 mandate, PS ka kandiduar:

  1. Erion Braçe
  2. Petro Koçi
  3. Lindita Buxheli
  4. ………….
  5. Baftiar Zeqo
  6. Antoneta Dhima
  7. Bujar Çela
  8. Ismet Beqiraj
  9. Tatjana Pirro
  10. Gramoz Ruçi
  11. Robert Bitri
  12. Mirza Petushi
  13. Arber Arapi
  14. Sokol Krasniqi
  15. Esiola Hoxha
  16. Erges Krakolli
  17. Adela Hysenaj
  18. Nimet Musai

S'KA KOMENTE