Rekord emigrantësh me gomone në Britaninë e Madhe!

Rekord emigrantësh me gomone në Britaninë e Madhe!

49
SHPËRNDAJE

Përllogaritjet e fundit të vitit tregojnë se mbi 45,000 migrantë kaluan në mënyrë të paligjshme La Manshin drejt Britanisë së Madhe në 2022-shin.

Shifra zyrtare e përcjellë këtë vit të porsa hyrë nga Ministria e Brendshme britanike, e cituar nga agjencia e lajmeve PA nënkupton se numri i kalimeve ilegale është  rreth 17,000 vetë më shumë se viti përpara, një rekord ky si kurrë më parë. Ekzekutivi konservator në Londër po përpiqet ta frenojë këtë fenomen përmes një politike të ashpër dëbimi. Pjesë e masave të saj ishte dërgimi me avionë në Ruanda i personave që kanë hyrë ilegalisht në vend, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t’u jepet mundësia për të aplikuar për azil.

Hileja është që edhe nëse do t’u njihet atje statusi i refugjatit, për ata nuk do të ketë në asnjë mënyrë apo për asnjë rrethanë mundësi për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata e Lartë e Londrës e shpalli së fundmi këtë procedurë dëbimi si parimisht të ligjshme. Megjithatë ende deri tani nuk ka pasur ndonjë fluturim avionësh me emigrantë të dëbuar për në Ruandë.Përpjekja e parë dështoi në verë për shkak të rezistencës të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kryeministri Rishi Sunak njoftoi pak para Krishtlindjeve se në vitin 2023 do të ashpërsojë më tej legjislacionin për azilin.

S'KA KOMENTE