Reforma Territoriale/ “Të ketë 97 bashki”, Bylykbashi dorëzon në Kuvend projektligjin

Reforma Territoriale/ “Të ketë 97 bashki”, Bylykbashi dorëzon në Kuvend projektligjin

78
SHPËRNDAJE

Oerd Bylykbashi: Propozimi ynë është që zjgehjet e ardhshme të bëhen në bazën e ndarjes me 97 bashki. Kemi marrë kohën e nevojshme për të marrë të gjithë propozimet dhe kontributet. Më herët morëm një tjetër propozim nga deputetë të tjerë demokratë ku propozohej ndarja me 94 bashki. 

Por besoj se ky numër bashkish që ne propozojmë, është ai që u jep mundësinë më të madhe komuniteteve lokale. Rëndësi ka çfarë duan njerëzit jo çfarë mendon qeveria. Reforma aktuale ka provuar se është një dështim lapidar me një kosto shumë të madhe për këto bashki dhe ka ndikuar në shpopullimin e territorit. Njerëzit janë larguar sepse nuk gjejnë më shërbime. 

Propozimi ynë kërkon 84 vota të paktën për t’u miratuar. Gjykoj që kushdo që nuk e mbështet këtë ndarje në Kuvendin shqiptar, nuk mbron interesat e popullit shqiptar. Ky është propozimi që vjen nga PD pas konsultave me komunitetin. Është drafti tjetër ku propozohen 94 bashki, dhe mundësia për të gjetur një gjuhë të përbashkët është aty.

S'KA KOMENTE