Reforma Territoriale, PS hedh idene e “shkrirjes” së qarqeve ne rajone

Reforma Territoriale, PS hedh idene e “shkrirjes” së qarqeve ne rajone

489
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se pas miratimit në Kuvend, nesër do të nisë punë Komisioni i Reformës Territoriale.

Teksa bëri të ditur që komisioni do të bëjë një hulumtim se si është zbatuar deri tani reforma territoriale, në të ardhmen mund të shihet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal.

“Është dakordësuar mbajtja nesër e mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale ku grupi i punës do të hartojë një projekt. Është e rëndësishme që ky komision të bëjë një hulumtim të punës së deritanishme. Zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Komisioni të shohë të gjitha mundësitë për të parë edhe një bashkëpunim rajonal mes bashkive. Në kuadër të procesit të integrimit europian, organet e qeverisjes vendore duhet ta përqasin rolin e tyre në nivel rajonal”, u shpreh Balla.

Sipas tij “Besoj që këto 7 vite, kanë konfirmuar një përmirësim të shërbimeve publike në dobi të qytetarëve. A ka vend për përmirësi? Besoj që kryeministri ka qenë i qartë në kërkesën dhe llogaridhënien e kryetarëve të bashkive dhe i bashkohem apelit për përmirësim. Por e vërteta është se ku ishim dhe ku jemi diferenca është shumë e madhe. Deputetët duhet ta shohin si një detyrë ndaj qyretarëve dhe jo partiake. Vlerësimi im është që qarqet në modelin aktual kanë humbur peshën e tyre dhe dhe të gjejmë një mënyrë për të shkuar me një organizim më të mirë”.

S'KA KOMENTE