Reagon Rama per Sheshin e Flamurit ne Vlore: Më thonë që qenkan...

Reagon Rama per Sheshin e Flamurit ne Vlore: Më thonë që qenkan revoltuar foltorexhinjtë,dashkan transparencë

315
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në lidhje me protestën që është paralajmëruar të mbahet nesër në Vlorë, kundër projektit të Rilindjes Urbane në sheshin e Flamurit.

Rama:

Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re!

S'KA KOMENTE