Reagon Rama per plagosjen ne KAVAJE: Autori në pranga.Basha të bashkohet me...

Reagon Rama per plagosjen ne KAVAJE: Autori në pranga.Basha të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë

298
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Kavajë, ku sekretari i PD-së për këtë qytet u plagos me armë zjarri brenda zyrës elektorale. 

Kreu i qeverisë ka dënuar ngjarjen, ndërsa e ka cilësuar të patolerueshme. 

Në një reagim në Twitter. Rama tha se Basha duhet të bashkohet me të për të mbështetur drejtësinë, ndërsa shtoi se Meta duhet të ndalë fushatën idioteske të tensionimit.

Kryeministri Rama :
Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit!

S'KA KOMENTE