Reagon Rama per naftetaret e BALLSHIT: Për 3 vite u kemi lidhur...

Reagon Rama per naftetaret e BALLSHIT: Për 3 vite u kemi lidhur page minimale,të sistemohen në punë të tjera! Uzina është private

522
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen naftëtarët e Ballshit. Këta të fundit u ngritën sot në protestë pasi nuk lejojnë që uzina të demontohet. Rama thotë se meqë uzina është private, shteti u ka lidhur naftëtarëve pagë minimale për 3 vite.

“… punonjesve te uzines u kemi lidhur page minimale per tre vjet, qe te kene kohe te sistemohen ne pune te tjera, pikerisht qe ne nderkohe te mos i kene femijet pa buke sic thua ti, sepse uzina eshte e privatizuar nuk eshte aset shteteror dhe tere investitoret e mundshem qe kemi sjelle e konsiderojne pa interes, per shkak te teknologjise se vjeter e te degradimit ne shume vite”, i përgjigjet Rama një komentuesi.

Kryeministri i përgjigjet atij dhe për Rrugën e Arbrit, e cila u hap sot për qarkullimin e mjeteve.

“Sa per reklamat po risqaroj se ketu nuk behen reklama, po jepen informacione per te gjithe ata qe deshirojne t’u marrin keto informacione dhe rruga eshte e hapur, shkurton 2 ore e gjysem kohen e levizjes mes Tiranes e Dibres keshtu siç eshte, nderkohe qe me perfundimin e Tunelit te Murrizit do ta shkurtoje edhe 30 minuta te tjera”, shton ai.

S'KA KOMENTE