Reagon Rama pas arrestimit te Fatos Tushes: Cilido i akuzuar nga drejtësia...

Reagon Rama pas arrestimit te Fatos Tushes: Cilido i akuzuar nga drejtësia nuk do ketë asnjë mbrojtje nga PS

525
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka reaguar ne Twitter pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës.

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

S'KA KOMENTE