Reagon për herë të parë TOM DOSHI: Unë mbështes AMERIKËN!

Reagon për herë të parë TOM DOSHI: Unë mbështes AMERIKËN!

220
SHPËRNDAJE

Numri një i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka reaguar për herë të parë pas thirrjeve të SHBA për të mos u pranuar si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit.

Doshi, i cili është person i shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, ka thënë gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës se është “mbështetës i Amerikës”

Kryesuesi i listës së Shkodrës, Doshi i ka merita vetes duke thënë se ka patur rol kyç në kalimin e reformës në drejtësi në Parlament.

“Unë jam një mbështetës i Amerikës, përbën një shpresë për mua qysh në ’91, dhe puna më e madhe që ka bërë SHBA për shqiptarët është reforma në drejtësi. Në këtë reform, unë jam njeriu kyç që kjo reformë ka kaluar”, është shprehur Doshi.

S'KA KOMENTE