Reagon PD per ngjarjet ne Fier e Kruje:Qeveria e paafte te mbroje...

Reagon PD per ngjarjet ne Fier e Kruje:Qeveria e paafte te mbroje jeten e qytetareve

279
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda që ka ndodhur në vend, ekzekutimi i Demir Backa në Fier dhe grabitja e biznesmenit në Nikël.

Me anë të një postimi në rrjetet Salianji shkruan se gjendja e rendit publik po degradon çdo ditë e më shumë.

Ndër të tjera ai shkruan se qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet.

“Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë!

Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet

Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!”shkruan Salianji.

S'KA KOMENTE