Reagon kryeministri Rama per protestat: Ky nuk është populli, po e njëjta...

Reagon kryeministri Rama per protestat: Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës

183
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave që kanë përfshirë vendin nga Veriu në Jug, kundër rritjes së çmimeve. Rama mohon që të jetë populli ai që proteston dhe shkruan në “Twitter” se është e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

Sipas tij, për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit.

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e te të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën! Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës!”, shkruan Rama.

Rama Twitter

S'KA KOMENTE