Reagon Kryeministri per incidentin ne Elbasan

Reagon Kryeministri per incidentin ne Elbasan

232
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes së militantëve të PS-së dhe PD-së gjatë vizitës për Ditën e Verës në Elbasan.

Rama ka shkruar ata dukeshin si 100 kopje të presidentit Ilir Meta. Sipas tij, kjo ishte një shfaqje vulgare e degradimit të opozitës. Rama është shprehur se kishte 20 vite që shkonte në Elbasan për Ditën e Verës dhe nuk kishte parë një turmë të tillë ulëritëse.

“Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë! Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!” shkruan Rama.

S'KA KOMENTE