Reagon drejtori i Kadastrës së Fierit pas akuzave të Petro Koçit

Reagon drejtori i Kadastrës së Fierit pas akuzave të Petro Koçit

2035
SHPËRNDAJE

Drejtori i Kadastrës në Fier Bledar Karaxha ka reaguar në lidhje me denoncimin e deputetit socialist Petro Koçi, se ky institucion është i korruptuar, dhe nuk iu shërben qytetarëve.

Karaj ka thënë jashtë kamerave se nuk ka koment për denoncimin e Koçit, dhe ai vazhdon që të bëjë punën e tij në shërbim të qytetarëve.

“Nuk kam asnjë reagim, as zyrtar, as për mediat, unë vazhdoj punën normalisht me çdo qytetar që vjen”, është shprehur Karaxha

Deputeti i PS-së në qarkun e Fierit ka vijuar denoncimet në lidhje me institucionet lokale të këtij qyteti, që sipas tij janë të korruptuara dhe ‘armike me moralin e qeverisjes së PS’.

Më konkretisht, Koçi ka denoncuar Kadastrën që sipas tij po kthehet një një muze të korrupsionit dhe pisllëkut.

Petro Koçi:

Kadastra e Fierit po kthehet nga muze i korrupsionit dhe pisllekut edhe ne nje atraksion per shushunja gjakthithese te reja e te vjetra.

Nje koniukture ndervepruese, armike me moralin e qeverisjes se PS dhe te fitores se 25 Prillit.

Jazek!

S'KA KOMENTE