Reagon deputetja Tabaku pas lajmit se Bllako nuk eshte gjetur ne shtepi

Reagon deputetja Tabaku pas lajmit se Bllako nuk eshte gjetur ne shtepi

150
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit të bërë publik tashmë se Alqi Bllako që duhet të ishte arrestuar, nuk është gjetur në shtëpi. 

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Tabaku ngre pyetjen se kush e ndihmoi ish deputetin socialist të arratisej duke mos mbledhur Këshillin e Mandateve. 

“Kush e pengoi arrestimin e Alqi Bllakos nga momenti i njoftimit publik të SPAK, datë 29.03.2022, ora 11:30 deri në momentin e përgjigjes së Kuvendit, datë 30.03.2022, ora 22:30, duke refuzuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit për Mandatet, për rrjedhojë dhënien e autorizimit për SPAK? Kushdo qoftë do të duhet të përgjigjet përpara ligjit”, shkruan Tabaku.

Ish deputeti i PS-së, Alqi Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. 

S'KA KOMENTE