Reagon Balla per dhunen e bashkëshorteve ne Fier ku njeri prej...

Reagon Balla per dhunen e bashkëshorteve ne Fier ku njeri prej tyre i publikoi video intime në rrjetet sociale

174
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas dy arrestimeve në Fier të dy  personave që kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre, ku njëri prej tyre i kishte publikuar edhe video intime në rrjetet sociale.

Balla shkruan se është detyra e Policisë të rrisim vigjilencën dhe ta adresojë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj. Balla shton se duhen marrë masa për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit.

Reagimi i Ballës: 

Policia e Shtetit Fier ka ndaluar sot një tjetër dhunues. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë edhe më shumë publike dhe ku na duhet angazhimi i të gjithë shoqërisë sonë. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo duhet të na shqetësojë të gjithëve, ndërsa viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.

S'KA KOMENTE