Reagimi i Rames per arrestimin e deputetit te PS

Reagimi i Rames per arrestimin e deputetit te PS

127
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama: Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet, nuk ka ministër apo politikanë, apo të fortë, janë të gjithë të barabartë. Habitem që ka akoma nevojë për të tilla pikëpyetje ndërkohë që gjithçka që po ndodh nuk është gjë tjetër veçse përgjigja për ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama: Sot që flasim, përgjigja ime është si gjithmonë një përgjigjie në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet, këtë nuk e caktoj as unë dhe as ju. Këtë e cakton drejtësia dhe deri kur të thuhet fjala e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm. Në regjime totalitare është ndryshe, bëhen gjyqe popullore dhe tribuna. Këtu ndryshimi është se sot për shkak të reformës në Drejtësi, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburoja politike kundër drejtësisë. Por në pikën ku njerëzit të shfaqen fajtorë në mikrofone nuk jemi. Unë nuk jam as prokuror dhe as gjykatë

 Një process reformimi i drejtësisë për një Shqipëri të drejtë për të gjithë. Në nivelin personal jam i keqardhur por në nivelin e detyrës i shoh si rezultat. 

Përsëritet një opinion i kthyer në akuzë që i përket kohës së përgjegjësive kolektive të sistemit komunist, nuk ka përgjegjësi koletktive në demokraci. Unë qëndrova këtu për respekt, një minutë…

Pyetje: Një grup parlamentar në burg, nuk ndjeni përgjegjësi?

Rama:Ju nuk keni minimum jetik sepse ndërprisni.

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjithashtu se kush nuk ecën drejt por shtrembër, po ra në rrjetën e drejtësisë do përgjigjet. 

Duke folur për çështjen e inceneratorëve dhe implikimet e disa zyrtarëve të PS, Rama tha se është shumë krenarë për ato vepra duke theksuar se nuk janë inceneratorë, por impiante për prodhimin e energjisë. 

“Së pari që nga fakti që akoma flitet për inceneratorë është një shërbim pa cilësi që i bëhet publikut. Ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet.
Ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë. Jam hsumë krenar për ato vepra, veprat janë aty. Është një punë kaq e rëndësishme sa sot territore të Shqipërisë marrin frymë lirisht. Nëse në këtë proces apo çdo proces tjetër, individë të caktuar përveçse bëjnë punën e shtetit dhe të xhepit të tyre, kjo nuk ka lidhje me qeverinë, kjo ka lidhje me një cenim të ligjit dhe një përgjegjësi, që në rast se drejtësia e nxjerr në pah, do të thotë që të jemi të gjithë shumë të kënaqur që kush përdor detyrën shtetërore për përfitim personal, do përfundojë atje, ku deri dje nuk ua priste mendja njerëzve se do përfundonin njerëzit me pushtet.
Qëndrimet e mia janë qëndrime që nuk do i shihni të lidhura me personat. Në sensin që këta njerëz kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në fund. Ne kemi për detyrë të shtyjmë përpara reformën në drejtësi.
Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është një vlerë e re që po krijohet nga PS, nga kjo shumicë qeverisëse. Nuk është shumica që ka kapur drejtësinë, nuk është shumica që ka bërë reformën në drejtësi për të goditur ata që ka kundër. Është shumica që thotë ne duam një Shqipëri ku drejtësia të mos shohë as majtas, as djathtas, por drejtë. Kush, duke u rreshtuar majtas ose djathtas po nuk ecën drejt, por hedh një hap drejtë e një hap shtrembër, po ra në rrjetën e drejtësisë do përgjigjet”, deklaroi Rama.

S'KA KOMENTE