Raportohet i zhdukur presidenti i INTERPOL-it.

Raportohet i zhdukur presidenti i INTERPOL-it.

11
SHPËRNDAJE

Autoritetet franceze kanë nisur hetime, meqë presidenti i Agjencisë së Policisë Ndërkombëtare, INTERPOL, Meng Hongwei, është raportuar i zhdukur, pasi ka udhëtuar në shtetin e tij të origjinës, Kinë.

Gruja e Hongwei ka kontaktuar policinë në Lion, qytetin francez ku ka selinë kjo agjenci, pasi burri i saj nuk është lajmëruar prej kur ka arritur në Kinë më 29 shtator, kanë thënë burime nga policia dhe gjyqësori.

INTERPOL-i ende nuk ka komentuar asgjë rreth këtij rasti.

Funksioni kyç i kësaj agjencie është të ofrojë mekanizma për forcat policore në vende të ndryshyme, ashtu që ato të njoftojnë njëra-tjetrën për të dyshuarit e kërkuar.

Meng, 64 vjeçar, është emëruar president i INTERPOL-it më 2016, pasi ka mbajtur një varg pozitash të larta në Kinë, duke përfshirë pozitën e zëvendësministrit.

Mandati i tij në agjencinë ndërkombëtare është deri më 2020.

Vëzhguesit e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin e tyre se Kina mund të përdorë pozitën e Meng për të ndjekur disidentët jashtë shtetit.

Kina ka tentuar disa herë të kërkojë ndihmë nga shtetet e huaja për t’i arrestuar dhe deportuar qytetarët kinezë që akuzohen në vendin e tyre për krime përfshirë korrupsionin dhe terrorizmin./REL

S'KA KOMENTE