Raporti per korrupsionin: Shqiperia po njeh perkeqesim nga viti i meparshem

Raporti per korrupsionin: Shqiperia po njeh perkeqesim nga viti i meparshem

20
SHPËRNDAJE

Raporti i organizatës, “Transparency International”, duke renditur shkallën e korrupsionit në të gjithë botën nënvizon se Shqipëria renditet në vendin e 99-të. Vendi ynë ka njohur përkeqësim në krahasim me një vit më parë, pasi ka pësuar një rënie me 8 vende.

Raporti që përfshin 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

“Duke qenë vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë, duke lëvizur nga 31 sa kishte në vitin 2013 në 36 në vitin 2018. Megjithatë ajo ka shënuar rënie për dy pikë në krahasim me vitin e kaluar. Kjo mund të jetë për shkak të një ngërçi politik që bllokoi disa reforma anti-korrupsion të ecin përpara. Me një proces të ri të vetingut dhe kuadrin institucional të kundër korrupsionit pothuajse të plotë, mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të përmirësojë rezultatin e saj në të ardhmen”, thuhet në raport.

S'KA KOMENTE