Raporti për drogën në Itali nxjerr nivelin e lartë të hashashit nga...

Raporti për drogën në Itali nxjerr nivelin e lartë të hashashit nga Shqipëria në Pulia

70
SHPËRNDAJE

Hetues shqiptarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, (BKH) janë bërë pjesë e një iniciative të DIA-as për të marrë prej tyre ekspertizën më të mirë të hetimeve në luftën kundër krimit të organizuar e në veçanti synim trafikun e drogës.

Lajmi është bërë publik në median italiane, (foggiatoday) ku jepet një panoramë e shkurtër e lidhjes së mafias pulieze me atë shqiptare dhe luftën që organizohet nga DIA në trafikun e drogës.

Në artikull evidentohet se bandat pulieze janë kanalet e referencës për narkotikët e drogës. Raporti I DIA është dorëzuar në parlamentin Italian dhe ka marrë vëmendje të zgjeruar në mediat e shtetit përtej adriatikut. Raporti fokusohet në fenomenin e trafikut të drogës në rrugën e konsoliduar Adriatik Shqipëri – Pulia, duke theksuar se fluksi I dërgesave të drogës nga Shqipëria kontrollohet në Pulia.

Në këtë nivel, nënvizojnë hetuesit e DIA-s, “marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, dhe përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, droga sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga narkotikët kolumbian.

Në marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare del në pah tendenca e këtyre të fundit për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat puliane për transportin e drogës edhe përtej Rajonit drejt tregut ndërkombëtar”.

Janë domethënëse rezultatet e operacioneve të shumta të kryera në territorin rajonal, “të cilat kanë dëshmuar aftësitë e krimit pulian në lidhje me procedurat e shkarkimit dhe ruajtjes së drogës. Lidhja e ngushtë që lidh Italinë dhe Shqipërinë nga pikëpamja e ndërlidhjeve kriminale ka nxjerrë në pah nevojën e zbatimit të bashkëpunimit tashmë ekzistues policor mes dy vendeve”.

Në këto kushte, Dia ka promovuar një iniciativë që synon nxitjen e trajnimit në favor të disa hetuesve shqiptarë të BKB-së (Byro Kombëtare e Hetimit) duke vënë në dispozicion të policisë së atij vendi përvojën më të mirë hetimore kombëtare për çështje strategjike, siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

https://www.foggiatoday.it/cronaca/narcotraffico-puglia-relazione-dia-primo-semestre-2021.html

S'KA KOMENTE