Raporti i DASH: Shqipëria vend kryesor i pastrimit të parave në botë

Raporti i DASH: Shqipëria vend kryesor i pastrimit të parave në botë

62
SHPËRNDAJE

Raporti i Departamentit të Shtetit për Kontrollin e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2018 i paraqitur dje Kongresit amerikan, për Shqipërinë është një shuplakë e rëndë për qeverisjen aktuale e cila e ka kthyer vendin në zonë të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave të posta.

Për të tretin vit rresht, Departamenti i Shtetit e cilëson Shqipërinë “vend kryesor i pastrimit të parave në botë”.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë përparim, në drejtim të pengimit të pastrimit të parave dhe të krimeve financiare.

Shqipëria mbetet vend i pambrojtur nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe mjedisit të dobët ligjor dhe institucional qeveritar.

Krimet kryesore që prodhojnë produkte të pista janë trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontabanda, falsifikimi, trafiku i armëve dhe trafiku i qenieve njerëzore.

DASH ngre alarmanin se, “Shqipëria shërben si bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut”.

S'KA KOMENTE