Rama:Spitali i Fierit hap dyert për pak ditë ,një super ekip turko-shqiptar

Rama:Spitali i Fierit hap dyert për pak ditë ,një super ekip turko-shqiptar

735
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e aplikantëve që pritet të punësohen në  Spitalin e Ri Rajonal të Fierit. Sipas tij, spitali do të ketë në përbërje një super ekip turko-shqiptar.

Rama ka njoftuar se 424 aplikantë presin për t’u punësuar në Spitalin Memorial, ku do të ofrohen një serë shërbimesh shëndetësore.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”, shkruan Rama dhe ndan foton me kategoritë e aplikantëve të interesuar

S'KA KOMENTE