Rama:S’ka lindur ai burrë që më ndërpret. Boçi: Kështu mat burrërinë ti?!

Rama:S’ka lindur ai burrë që më ndërpret. Boçi: Kështu mat burrërinë ti?!

144
SHPËRNDAJE

Deputeti Luçiano Boçi ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse në vitin 2018 ishte firmosur një VKM për ndryshimin e Autoritetit Kontraktual, nga ministria e Mjedisit tek ministria e Energjisë dhe Infrakstrukturës. Boçi kërkoi që kryeministri të mos zgjatej me komente dhe të përgjigje për pyetje ne bërë.

Rama u nervozua nga kërkesa që Boçi bëri dhe i kërkoi këtij të fundit që të mos i vendoste kushtet të tilla dhe të mos e ndërpriste kur fliste. Ndërsa lidhur me VKM-në e vitit 2018, Rama tha se edhe nëse ishte miratuar, nuk e vendoste vetëm ai por vetë Këshilli i Ministrave. 

Luciano Boçi: Po ja kujtoj Ramës se është dëshmitar dhe dua vetëm përgjigjie për pyetjet e mia. Merita juaj është që korrupsionin e keni trajtuar si përrallë sepse ka ato efektet magjike për të vënë në gjumë njerëzit. Gjëra të tilla në pyetjet që do ju bëj, nuk dua, përgjigjuni saktë dhe shkurt pa këto komentet e tjera. Rruga që është ndjekur për të realizuar këtë “revolucion” për pastrimin e vendit, është e gabuar sepse po ndiqet rruga korruptive. Në ushtrinë tuaj nuk merret vesh kush është kapiteni.
Ju keni përgjegjëi të përcaktoni autoritetin kontratkor. Në 2018, keni një vendim që e këni bërë një veprim të tillë?

Rama: Pyetje me po ose jo unë nuk jap. Ju keni ngritur një tymnajë duke thënë se 430 milionë euro u grabitën. Meqë ju flisni prapë për aferë ju them që janë paguar për Elbasanin dhe Fierin bashkë 53 milionë dhe për Tiranën janë bërë pagesa për pastrimin.

Boçi: Pyetja është shumë e thjeshtë, a keni bërë ndryshime për autoritetin kontraktor? Kaq e thjeshtë është, mos bëni fluturime. Zoti Rama a ka një VKM që e ndryshon autoritetin kontraktor nga ministria e Mjedisit tek ministria e Energjitikës dhe Transportit? Nuk dua përralla unë këtu, kërkoj një përgjigjie për pyetjen time shumë të thjeshtë. Kemi 8 orë që po të dëgjojmë të njëjtat fjalë. Dua përgjigjie koncize.

Rama: E the 7 herë, pse më ndërpret mua? Mos na kthe tek ora e parë. Unë do të jap përgjigjien që kam unë. Ose e mbyll me ju dhe nuk përgjigjem fare. Mua këtu eksportin në parlament drejt këtu nuk ma bëni dot. Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar, doni ju respekt? Jepni respekt! Mos më ndërprisni. Nuk ka lindur akoma ai burrë që më ndërpret mua. Vetëm unë mund të ndërpres veten.

Luçiano Boçi: Po pse kaq të vogël e paske burrërinë? Këtu e mat burrërinë ti?

Rama: I kam bërë këto kur kam qenë i vogël, sekretarët e partisë së rinisë që vinin edhe flasinin kështu i kam pasur tmerr. 

Përgjigjia është që Elbasani në vitin 2017, rezulton që nuk ka tejkalim të normës së ndotjes të vendosur nga BE. Unë nuk merrem me procedurat, unë udhëhqe revolcionin mjedisor. Unë e di se për procedurat ka një zinxhir personash që i dinë mirë detyrat e tyre. Pra unë jam shoferi, nuk jam anëtar i grupit që do merret me punën e makinës. Nuk më pyet dot mua se kush merret me kollodokun. 

Boçi: A ka një VKM për ndryshimin e kontraktorit?

Rama: Kryeministri nuk bën VKM, nuk ka në legjislacionin e republikës së Shqipërisë që titullohet, republika e Shqipërisë, vendimet e kryeministrit por janë vendime të Këshillit të Ministrave. Këto nuk janë vendime që kryeministri i merr duke i ftuar ministrat për të pirë kafe që miratohen vetëm sepse them unë. Derisa të vijnë në tryezën e Këshillit të Ministrave kalojnë në shumë faza.

S'KA KOMENTE