Rama:”Shumë drejtues janë treguar arrogantë, në Shtator do të ketë rotacion”

Rama:”Shumë drejtues janë treguar arrogantë, në Shtator do të ketë rotacion”

177
SHPËRNDAJE

Një takim të detyruar, kështu e ka konsideruar Edi Rama para anëtarëve të asamblesë së PS-së praninë e tij mesditën e sotme në Teatrin “Petro Marko”.

“Kemi qenë në të njëjtin front, jemi në të kundërta. I ofruam të ishte palë me ne në fushatë, nuk pranoi. Rrugët tona u ndanë aty”, mësohet të ketë thënë Rama, ndërkohë që iu ka bërë thirrje socialistëve: Kontrollojeni siç do kontrollonit një kryetar bashkie të cilësdo force politike!

Ndërkohë që Rama është ndalur dhe te sistemi i emërimeve në insitucione, ku iu ka thënë deputetëve të tij se ”duhet ta harrojnë” mundësinë që do të propozojnë ata emrat e tyre.

“Duhet të mblidhet PS që të vendosi, shumë drejtues janë treguar arrogantë, në Shtator do të ketë rotacion”, ka thënë Rama.

“Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputëm nga Vlorë,  vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e rradhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.

Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar bashkie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën”, është shprehur Rama më tej në mbledhje.

S'KA KOMENTE