RAMA:Kur Iliri flet kundër blerjes së votës, ta besosh është njësoj sikur...

RAMA:Kur Iliri flet kundër blerjes së votës, ta besosh është njësoj sikur ISIS të predikojë luftë kundër terrorizmit

88
SHPËRNDAJE

Në fakt tani unë dua të zbus apo të lehtësoj pozitën e Lulzim Bashës, por realisht përjashtohet halucinacioni i Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe xhestin makabër që bëri. Por Lulzim Basha nuk është se ka treguar ndonjë mospërmbajtje, unë nuk di të kem treguar ndonjë mospërmbajtje, por Ilir Meta është një katastrofë alarmante që ecën nëpër Shqipëri që kërkon të nxijë këtë proces që është një festë demokratike dhe nuk është një mundësi për të vrarë njerëz.

Nuk diskutohet që do të mbajnë përgjegjësi para ligjit, jo para meje dhe ne mund të ngarkojmë përgjegjësi morale dhe politike por nuk mund të ngarkojmë me përgjegjësi penale.

Puna e gishtave të Ilir Metës më kujton shprehjen e Astrit Patozit që tha: Kur Ilir Meta flet kundër blerjes së votës, ta besosh është njësoj sikur ISIS të predikojë luftë kundër terrorizmit.

Veprimtaria e Ilir Metës nuk mund të trajtohet nga pikëpamja kushtetuese, por nga ky spitali që jemi ne këtu. Është rast klinik dhe i rrezikshëm sepse në mënyrë të vazhdueshme po përpiqet të nxisë konflikt dhe tension. Nuk ka president që të sillet kështu. Ndoshta në pjesë të ndryshme të Afrikës ka kështu tipa.

Në fakt këtu në spital nuk jepet shërbimi por në atë Vlorës.

Në 25 Prill është mundësi shumë e madhe që populli të jap një ndëshkim shumë të madh që të shkojë në shtëpi dhe të dëgjoj vajzën dhe të detoksifikohet nga ajo raki që pi dhe që del e marrin njerëzit zvarrë. Është e paimagjinueshme që të shikosh një njeri që të flasë ashtu. Nuk ka president që të dekorojë njerëz që janë heronj të popullit dhe shkon derisa dekoron ata që bëjnë topa me çokollatë.

Ilir Meta që del dhe akuzon PS-në që ka organizuar në mënyrë normale një rrjet njerëzish që trokasin derë më derë për të pyetur mbi ecurinë.

Si mund të dalë presidenti i Republikës dhe të flasë ashtu dhe të nxjerrë atë pseudoviktimën e Blendi Goxhes. Nuk po e trajtoj si subjekt të OFL-së madje i dolën dhe foto e video, por është fakt që ai takohet me njerëz të tille.

Presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit dhe Gjykata Kushtetuese…duhet të me përfundimin e procesit zgjedhor do të ulemi dhe do të flasim për këtë personazh.

S'KA KOMENTE