Rama u përgjigjet ‘zërave’ pas arrestimeve: Nuk u kam borxh, përgatituni për...

Rama u përgjigjet ‘zërave’ pas arrestimeve: Nuk u kam borxh, përgatituni për Sharrë siç dilja unë dikur në plazh

157
SHPËRNDAJE

Edi Rama: Ka zëra që ky i gjati nuk të mban, të lëshon e thonë apo jo? E thonë (Salla shpërthen në të qeshura)

Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta, i vë gjoksin, i vë fytyrën dhe zërin në dsipozcion dhe i dal unë përpara baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjesëtar në këtë familje, kur është fjala për punë. Por unë nuk mbaj as nuk mbroj që besimin e marrë nga unë, nga kjo familje i përdor për të ngrënë pas shpinë zgjedhësit, familjen tonë edhe mua. 

Borxh nuk i kam askujt që i merr koka erë, vetëm kësaj familjeje dhe pikërisht që jam dhe i gjatë si mund të mbroj unë përballë ca të vegjelvë që mbajnë mikrofona, për çfarë, për ata që nuk ndalojnë së ngrëni dhe që ju them që në botën tjetër, madje këtu në Sharrë nuk punojnë kartat e kreditit dhe as parajsat fiskale. Më mirë përgatituni të shkoni siç dilja unë në plazh sepse asgjë nuk të dallon nga ata të tjerët.

S'KA KOMENTE