Rama tregon bisedat me McGonigal: Nuk ka akuzë për korrupsion. 

Rama tregon bisedat me McGonigal: Nuk ka akuzë për korrupsion. 

65
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për takimet me McGonigal, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, tre persona që bashkë me të janë në aktakuzën e drejtësisë amerikane për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

Rama tha në “Opinion” se në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh dhe se nuk ka akuzë për korrupsion.

Ai theksoi se nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush.

Për një takim të mundshëm me Agron Nezën, jo në zyrën e tij, por në një aktivitet, Rama tha se kanë qenë shumë njerëz dhe se nuk mban mend nëse i ka dhënë dorën apo jo.

“Kanë qenë qindra njerëz. E kam takuar vetëm në ato raste. I kam dhënë dorën te kjo s’e mbaj mend (Nezën). Ftojeni dhe pyeteni (Duçkën). Nuk ka qenë në takimin e parë.

Më bëni pyetje të cilat nuk kanë asnjë lidhje me aktakuzën.

Ai ka ardhur dhe me mua ka folur pikërisht këtë, influencën ruse në rajon, këtu dhe atje…dhe në Shqipëri duhet bërë kujdes e kështu me radhë. Asnjëherë nuk më ka folur për x apo y. Vetëm në parim. Janë pretendime të cilat nuk kanë sjellë në ngritje të një akuze as për njërin dhe as për tjetrin”, tha Rama.

Pse duhet ta përmendë 14 herë kryeministrin e Shqipërisë?

Në aktakuzë përmendet dhe dhënia e një shume parash në një vendparkim. Ç’domethenë 14 apo 20 herë, është çështje e narrativës. Në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.

Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush. Jo dëshmi, por as pyetje, as interesim, fare-fare. Shiko konkluzionin e aktakuzës. Nuk ka as korrupsion, nuk ka as blerje, as shitje, vetëm se nuk ka deklaruar disa udhëtime dhe që ky njeriu ka marrë para borxh në konflikt interesi me atë tjetrin. Në këtë aferë jam unë më i gjati, ndaj përmendem unë.

Kur kam vajtur në New York më ka ftuar në zyrën e FBI-së së New York-ut dhe kanë qenë takime miqësore. Mikpritjen këtu ai ma kthente atje. Unë kam pasur me të një raport shumë miqësor. Po mor po, mik, a e do mik.

Kryeministri Edi Rama tha se kjo vorbull, duke iu referuar akuzave të opozitës për çështjen “McGonigal” do të ketë dy rezultate.

Sipas tij, çfarë ishe e errët për paratë ruse që kanë financuar PD-në dhe për non-gratën do dalin të zeza fare në fund dhe e dyta që në 14 maj këta do hanë një shpullë nga populli.

“Kjo vorbull do ketë dy rezultate. Mua më dalin fjalët, jo se jam fallxhor, por se jam tre hapa larg të tjerëve. Kjo vorbull që po krijojnë, që çfarë ishe e errët për paratë ruse që kanë financuar PD-në dhe për non-gratën do dalin të zeza fare në fund dhe e dyta që në 14 maj këta do hanë një shpullë nga ky popull.

Duke bërë sinteza për atë që dëgjoj. Shumë shpejt do të shikoni që këta që bërtasin kaq shumë, që dinë shumë mirë se si merren paratë ruse, si lobohet andej i dinë nga eksperienca e tyre dhe këto gjëra do ekspozohen”, tha Rama.

I pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë mori nga McGonigal, referuar shkrimeve të mediave amerikane, Rama ironizoi duke thënë përgjues.

“Përgjues po. Më dha ca përgjues special. Përgjues mo. Më dha përgjues me satelitë. Ajo fjala që përdoret aty, përdoret për kapele, për bluza, për gjithë ato që janë dhurata simbolike. Më dha dhuratë një kapele të FBI-së. E kam atë kapele.”, tha Rama.

S'KA KOMENTE