Rama : Të ngrihet menjëherë komision i posaçëm për reformën zgjedhore

Rama : Të ngrihet menjëherë komision i posaçëm për reformën zgjedhore

56
SHPËRNDAJE

Mësohen detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryeministrit Rama me drejtuesit politike te qarqeve.

Rama ka rënë dakort për kërkesën e PD-së duke kerkuar ngritjen e menjehershme të komisionit për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se kjo kërkesë u depozitua në Kuvend sot nga 10 deputetë të PD-së me qëllim hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe adresimin në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

Në kërkesën e saj PD ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh të rënda në zgjedhjet e 25 Prillit dhe se të gjitha këto problematika meritojnë trajtim të veçantë nga Kuvendi në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore dhe të mos përsëriten në zgjedhjet e ardhshme.

PD kërkoi që komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore duhet të ketë anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi.

S'KA KOMENTE