Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët në konferencë në lidhje me hartën e re gjyqësore, që ka çuar në bojkotin e avokatëve në të gjithë vendin.
Rama u shpreh i prerë duke thënë se harta e rë është ajo që është dhe nuk ndryshon. Rama tha se në qeverinë e tij nuk mund të flitet me gjuhën e bojkoteve.
Rama shtoi se nëse ka grupe që kontestojnë duhet të vijnë dhe të flasin.
Rama: Harta e re gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka individe se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhen e bojkoteve, shfaqjeve të kokëfortësisë të pa zë.
Këtu jemi kush ka për të ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkoj, të flasim. Harta është ajo dhe nuk ndryshon.