Rama sulmon keq Bashën

Rama sulmon keq Bashën

88
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është ndalur në nisje të fushatës elektorale te PS-së te sjellja e vaksinave në vendin tonë, që sipas tij janë mundësuar vetëm në sajë të qeverisjes së tij. Rama tha se mandati i tretë duhet për të përfunduar të gjitha reformat që socialistët kanë nisur dhe nuk duhet të mbeten në mes.

“Kush i gjeti vaksinat, kush i solli vaksinat këtu, ne brenda qershorit do të kemi vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, dhe brenda pranverës së ardhshme do të kemi vaksinuar të gjithë qytetarët. Kush, kush i bën këto, dhëndri që fton njerëzit në dasmë, që i lë një orë ta presin, dhe thajnë së ftohti, dhe bërtasin.

Ata? Me kë? Me Dash Shehin, me Mediun, me Nard Ndokën, me Mesilën, me Dulen. Nard Ndoka duke i vetmi i vetmi filozof, pa llogaritur Monikën, Lilon, Saliun. Mandati i tretë na duhet për të përmbyllur Reformën në Shëndetësi, dhe për të vazhduar rritjen e buxhetit në shëndetësi, që ende nuk mjafton. Mandati i tretë është për ti dhënë fund dy turneve në shkolla, për të bërë gjuhën angleze”, tha Rama dhe renditi një sërë reformash që sipas tij kanë mbetur në gjysmë.

Rama tha se sjellja e Lulzim Bashës tregon që ai s’pyet për ligj dhe vepron duke vënë në rrezik jetët e njerëzve, duke organizuar grumbullime në kohë pandemie. “Kjo është diferenca mes nesh dhe atyre”, tha Rama.

Pjesw nga fjala e Ramws:

Nëse doni të dini se çfarë e pret këtë vend, shikoni sheshin Nënë Tereza, bllokim total, ngatërrim me këmbët e tyre. Po të shohësh vonesën është shumë domethënëse, sepse ata janë shkaktarët të vonesës të takimit tonë. Sepse gjithmonë ka patur një traditë, mbaron njëri-fillon tjetri. Ne duam një mandat të tretë sepse Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre. Këtu ka qytetari, këtu ka shije, pavarësisht se jemi në vështirësi. Këtu ka një përmasë njerëzore të të qenit së bashku, mundësisht me të gjithë Shqiptarët por patjetër me shumicën e shqiptarëve. Janë rreth 20 mijë që janë aktualisht këtu me ne përmes Facebook, shohin disa njerëz të mbledhur me kujdes, me distanca, dhe në anën tjetër shohin diçka që është shumë e vështirë të deshifrohet. Si mund të ndodhë? Ndërkohë që tre çereku i qyteteve në Europë janë të mbyllura. Unë isha në Paris, as dyqane, as grumbullime, të gjithë në shtëpi. Ndërkohë që këtu janë dy botë. Ndërkohë që për ne patjetër që fushata elektorale është një sfidë, patjetër që përballja që kemi është një sfidë, por sfida e sfidave është fitorja mbi armikun e padukshëm, zbrapsja e virusit nga jetët tona. Ne nuk mund të jemi krijues vatrash infektimi. Ne nuk mund t’i thërrasim njerëzit të grumbullohen dhe t’i vëmë në rrezik. Ndërsa ai mendon se mund të sillet si të dojë me ligjin, me njerëzit, edhe duke përçuar mesazhin e vdekjes kudo për ata që e shohin të mbledhur ashtu.

S'KA KOMENTE