Rama shkarkon nga detyra zv/kryeministrin

Rama shkarkon nga detyra zv/kryeministrin

488
SHPËRNDAJE

Arben Ahmetaj është shkarkuar nga posti i zëvendës kryeministrit të Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në tëitter, Rama ka bërë të ditur lajmin se do të jetë Belinda Balluku ajo që do të jetë zëvendësja e tij nga sot e në vazhdim.

Ndërsa shkruan se sfida e energjisë dhe infrastrukturës ishte sfida aktuale dhe prandaj roli i zëvendës kryeministrit duhet të fokusohej në këto fusha. Njëkohësisht Balluku mban edhe postin e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës. 

Edi Rama: Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

S'KA KOMENTE