Rama: “Rritje page për policinë dhe zjarrfikësit”

Rama: “Rritje page për policinë dhe zjarrfikësit”

172
SHPËRNDAJE

“Rritje page për policinë dhe zjarrfikësit” Rama: Vendimi hyn në fuqi menjëherë, niveli ku do bëhet rritja më e madhe

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimet e marra gjatë mbledhjes së qeverisë në ditën e sotme. Rama tha se do të kishte një rritje page për punonjësit e policisë dhe ata zjarrfikës. Ai shtoi se rritja më e madhe do të ishte për nivelin bazëe të punonjësve të policisë, duke theksuar se vendimi hynte në fuqi menjëherë. 

“Sot kemi marrë vendimin që policia e shtetit, në nivelet bazë, të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë dhe në vijim për nivelin e mesëm, 15 dhe 7%. Po ashtu e njëjta gjë vlen për gardën e republikës, po ashtu për policinë e burgjeve dhe zjarrfikësit. Gjithashtu për administratën publike, jo vetëm për nënpunësit e shërbimit civile por edhe për ata mbështetës. Të gjithë këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”– u shpreh Rama.

“Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë. Nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë siç e kemi thënë riindeksuar dhe kemi një rritje 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjen në ndihmë ekonomike, të cilat kanë një rritje prej 10%, por kur gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike.
Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmës, në mënyrë që pesha më e madhe që mbajnë të lehtësohet më shumë. patjetër dhe indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihmë shtetërore”, deklaroi Rama. 

S'KA KOMENTE